Shëndetësi

E bardha e vezës i ndihmon organizmit

Sipas studimeve të shumta e bardha e vezës përmban nivele të larta të proteinës, ku në një vezë ka mesatarisht gjashtë gramë proteinë, transmeton Klan Kosova.

Proteina i ndihmon organizmit krijimin e qelizave dhe ushqen muskujt.

Poashtu e bardha e vezës ka vlera të shumta ushqyese si acid folik, vitaminën A,C, B, hekur, zink, fosfor, selenium, vitaminën K dhe kalcium.

Përveç vlerave ushqyese e bardha e vezës përmban edhe aminoacide të cilat i ndihmojnë organizmit në proceset e brendshme dhe plotëson kërkesat që ka nevojë trupi.