Aktuale

E kërcënonte në telefon një femër, arrestohet pejani

Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull të dyshuar, pasi që i njëjti përmes telefonit ka kanosur viktimën femër.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /KosovaPress/