Sport

E konfirmon agjenti: “Lautaro e ka refuzuar Real Madridin”

Agjenti e ka konfirmuar se Lautaro e ka refuzuar Realin

Tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar, Lautaro Martinez e ka refuzuar Real Madridin ne te kaluaren.

Lajmi është bëri i ditur nga agjenti i lojtarit, Beto Yaque, në një intervistë për ‘Mundo Deportivo’.

Para se të transferohej në Inter në verën e vitit 2018 për 25 milionë euro, ishte raportuar se Lautaro i kishte thënë jo Realit dhe agjenti ka konfirmuar tashmë këtë.

Ai e bëri atë (refuzoi Realin) sepse ishte i bindur se do të linte gjurmë te Racing Club. Ai kurrë nuk ka thënë se s’donte të luajë për Real Madridin, por vetëm se dëshironte të triumfonte fillimisht me Racingun”, deklaroi agjenti Lautaros.

Lautaro është objektivi numër një tani i Barcelonës, që e shikon si opsionin më të mirë në treg për të zëvendësuar një ndër sulmuesit më të mirë në histori të klubit, Luis Suarez. /Gazeta Express/