Aktuale

E mitura shkoi të jetojë me të dashurin, familja e saj kundërshton (Video)

Dardan Rrustemi hyri në oborrin e shtëpisë së familjes Halimi për ta kthyer në shtëpi motrën e tij Meritën, por nuk ia doli.

Sipas zonjës së shtëpisë Vjollca Halimi, 16 vjeçari erdhi këtu në rrugën ‘Agim Kelmendi” në kryeqytet, të hënën në mesditë të marrë motrën e tij, Meritën 15 vjeçe, e cila një natë më parë kishte ardhur këtu tek i dashuri i saj, pa njoftuar familjen.

Ai nuk arriti ta marrë motrën e tij, pasi familja Halimi njoftuan policinë. E policia i mori të gjithë në intervistë e më pas i liroi, njofton Klan Kosova.

E gjithë mosmarrëveshja mes familjeve filloi kur Merita Rrustemi u pa me të dashurin e saj 20 vjeçar, nga vëllai, i cili i ndaloi të takohet me Getuar Halimin.

Por, kjo nuk e ndërpreu lidhjen.

Familjarët e Merita Rrustemit nga Kolovica nuk po duan që vajza e tyre të vazhdojë lidhjen me të dashurin e saj për shkak të kushteve të rënda ekonomike dhe për shkak të moshës së saj.

E i gatshëm ta marrë vajzën është shprehur Getuari.

Por vëllau i Merita Kraniqit i tha Klan Kosovës se asnjëherë nuk do lejojë të ndodhë një gjë e tillë.