Sport

E pabesueshme, Bayern e shet superlojtarin që bleu një vit më parë? (Foto)

Kampioni i Bungesligës gjermane këtë edicion, Bayern Munich, është i gatshëm të pranojë oferta për talentin e ri që e bleu vetëm një vit më parë.
Kicker raporton se Bayern do t’i pranojë ofertat e klubeve tjera për Renato Sanches, të cilin e bleu veren e kaluar pas një gare të nxehtë me klubet tjera, transmeton Express.

Sanches nënshkroi kontratë pesëvjeçare me Bayernin më 10 maj të vitit të kaluar, e cila hyri në fuqi në muajin korrik po të njëjtit vit, për 35 milionë euro, që në total mbërrin shifrën 80 milionë euro, me 45 milionë euro shtesë varësisht prej objektivave.

Sanches e fitoi Kampionatin Evropian (Euro 2016) me Portugalinë verën e 2016-s.

Ndërkohë, përvec Sanches, raportohet se Bayern do t’i dëgjojë ofertat edhe për Douglas Costa.

Bayern do ta riorganizojë skuadrën pas pensionimit të gjermanit Philip Lahm dhe spanjollit Xabi Alonso, dhe mediat sugjerojnë se derisa lojtarët si Joshua Kimmich dhe Kingsleu Coman do të mbesin në Allianz Arena, klubi është i kapur për shitjet e Costa dhe Sanches./Express/