Sport

E pabesueshme, ja sa kërkon Torino për Belottin

Andrea Belotti është zbulimi i sezonit në kampionatin italian.

Sulmuesi i Torinos, ka shkëlqyer në xhirot e parë të këtij edicioni dhe prinë në listën e top-golashënuesve me 10 gola, aq sa kanë edhe Mauro Icardi dhe Edin Dzeko.

Me të parë interesimin e skuadrave të mëdha për lojtarin, drejtuesit e Torinos kanë nisur punën që t’i rinovojnë kontratën atij ku do të përfshihet një klauzolë lirimi prej hiç më pak se 94 milionë eurove.

Sipas Gazzetta dello Sport, palët kanë rënë dakord për marrëveshjen e re, e cila e lidh 22-vjeçarin me Torinon deri në vitin 2021 me një pagë prej 1.5 milionë eurosh në vit.

Manchester United është një prej skuadrave më të interesuara për reprezentuesin italian, por çmimi i lartë i vënë nga Torino, mund t’i bëjë ‘Djajtë e Kuq’, të zbrapsen nga tentativa për të nënshkruar me Belottin.