Rajon & Botë

BE e shqetësuar për hapat e Polonisë

Bashkimi Europian i ka lëshuar Polonisë paralajmërimin e fundit: nëse nuk zmbrapset nga planet e saj të reformës së shumëdiskutueshme të Gjyqësorit, Komisioni Europian është gati për luftë politike

Edhe pse blloku ende nuk e ka lëshuar bombën atomike politike siç njihen ndryshe sanksionet e rënda kundër një vendi anëtar, durimi i tij po soset.

Në Poloni, diçka u bë, sqaroi zëvendëspresidenti i KE-së, Frans Timmermans, duke iu referuar refuzimit të presidentit Andrzej Duda për të ndaluar me veton e tij dy nga katër ligjet që parashikojnë lëvizje të forta siç është zëvendësimi i anëtarëve të Gjykatës së Lartë me persona të përzgjedhur nga qeveria.

Por nëse ky ligj do të arrijë të hyjë në fuqi e të çojë në shkarkimin e shefit të drejtësisë, BE-ja ai nuk do të ngurrojë të përdorë në “çdo kohë” nenin 7, i paaplikuar ndonjëherë më parë deri tani.

Çështja nëse sanksionet me të cilat kërcënohet Polonia do të zbatohen, është ende e hapur dhe procesi për heqjen e së drejtës së votës në Këshillin Europian një vendi anëtar kalon në dy faza.

Së pari, këtë duhet ta miratojë Parlamenti Europian, e më pas Këshilli. Në Parlament duhet që një e pesta e shteteve anëtare të konstatojnë në marrëveshje nëse Polonia është vërtet në rrezik që të dalë nga rruga e sundimit të ligjit dhe të demokracisë. Ndërsa në këshill nevojitet vendim unanim dhe kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka deklaruar se do të votojë kundër, për shkak se qeverinë polake e konsideron si mike në rrafshin politik.

Varshavës i është dhënë një muaj kohë të reflektojë dhe nëse pas pushimeve të verës sërish nuk do të vihen re ndryshime, Këshilli Europian do të kalojë në veprim.

the authorE B