ShowBiz

E tmerrshme: Këngëtarja e famshme e vdekur prej vitesh, është zëvëndësuar nga një kopje e saj (Foto)

Një profil në Twiiter ka shpjeguar disa nga arsyet pse mendon se këngëtarja kanadeze, Avril Lavigne, ka vdekur në 2003 dhe është zëvëndësuar nga një vajzë që i ngjason shumë.
Kjo teori konspirative po shokon fansat dhe ka nga ata që e kanë besuar diçka të tillë. Ky profil shkruan se Avril ra në depresion pas vdekjes së gjyshit në vitet e para të 2000 dhe nuk po jetonte dot me presionin e të qenurit aq e famshme.

Kështu ajo vari veten. Nga këto fjalë ngjethëse, ata shpjegojnë se si Melisa Vandella është sjellë si Avril prej 2003. “Melisa punonte për këngëtaren dhe ajo po përgatitej për albumin e saj të ri. Tragjikisht gjyshi i saj humb jetën dhe duke qenë se ato ishin të lidhur shumë, Avril u lëndua pa masë.

Ajo gati e humbi mendjen, qantë ne skenë, intervista, e mbylli veten në shtëpi dhe shkruante për javë të tëra. Avril e mbaroi albumin dhe nëse e keni dëgjuar e kuptoni shumë mirë pse thuhet se ajo ra në depresion, pasi dhe këngët ishin të tilla. Më tej shpjegohet pse Melisa u shtir si Avril, pasi ajo vrau veten.

“Ajo ishte në kulmin e karrierës dhe në vend të nxirrnin lajmin për vetëvrasje, kompania që e menaxhonte nxori albumin, i cili do të ishte një sukses pasi ishte i regjistruar me zërin e Avril.”. Në fund ky profil në Twitter tregon ndryshimin e zërit dhe pamjes së saj pas vitit 2003. E frikshme apo jo!/revistawho.com