ShowBiz

“E zeza” e re e Samantës është padyshim…bluja!

Ka qenë mjaft e pranishme këto kohë në media përmes postimeve, fotove apo videove në rrjete sociale.

Por këtë herë këngëtarja Samanta Karavella ka publikuar në rrjete sociale një sërë fotosh ndërkohë që ka qenë duke shijuar një gotë verë të bardhë.

Më në formë se kurrë e veshur me blu dhe mesa duket se kjo ngjyrë i përshtatet mjaft këngëtares.

Nuk dihet nëse Samanta do të sjellë së shpejti ndonjë material të ri muzikor, ndërkohë që sa i përket jetës private ajo është treguar gjithmonë e rezervuar.

Megjithatë gjatë ditëve të fundit në media është aluduar për një lidhje të saj me reperin Capital T, lidhje të cilën asnjëri nga të dy nuk e ka komentuar edhe pse duket më tepër profesionale sesa sentimentale./Gazeta Express/

the authorE B