Sport

Eden Hazard vendos rekord të ri

Eden Hazard zhbllokoi rezultatin në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e së martës në Premierë Ligë ndaj Southamptonit.

Mesfushori shfrytëzoi asistimin nga Diego Costa për të dërguar liderin e ligës në epërsi pas vetëm pesë minutave lojë në ‘Stamford Bridge’, transmeton portali arbresh.info.

Goli nuk ishte i rëndësishëm vetëm në garën për titull, por ishte gjithashtu i rëndësishëm edhe për Eden Hazardin. Ky gol, i cili ishte goli i 15-të këtë sezon në ligë, shënon gjithashtu edicionin e tij më të mirë në Angli për nga golaverazhi.

Eden Hazard ka arritur vetëm një herë të shënojë 20 gola gjatë kohës së tij në Francë me skuadrën Lille.

Hazard kishte mundësi të dyfishonte epërsinë e Chelseat disa minuta vonë pas një shansi tjetër të krijuar nga Costa, por reprezentuesi belg dështoi me përpjekjet e tij./arbresh.info