Aktuale

Edhe 123 kosovarë e mposhtën Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nga koronavirusi janë shëruar edhe 123 kosovarë.  Me këto shifra numri i të shëruarve ka arritur në 13 mijë e 677 persona.

E me infeksion janë konfirmuar edhe 43 raste të reja. Numri i të infektuarve aktiv nga koronavirusi në Kosovë është 1 mijë e 359 persona.

Rastet e fundit janë nga komunat si në vijim: komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Gjakovë, Kamenicë, Lipjan dhe Vushtrri.

the authorGazetaKNN