Aktuale

Edhe 178 raste të reja me koronavirus në Kosovë — shërohen 50 pacientë të tjerë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 179 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 3356.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 364 mostra, prej të cilave 178 kanë rezultuar pozitive.

“Sot më 04 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 346 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 178 raste pozitive.

 

 

Numri total i rasteve pozitive 3.356 raste nga 24.921 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 66 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Sot më 05 korrik 2020, janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.874 raste, kurse raste aktive 1.416.”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 50 persona të prekur nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë i IKSHPK’së:

the authorGazetaKNN