Aktuale

Edhe 431 persona shërohen nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe 4 persona si pasojë e virusit COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 279 raste të reja të infektuara, ndërsa janë shëruar 431 persona.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.751 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 279 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 431 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47.079 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.795.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (57 vjeç), Gjilan 1 rast (53 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç).