Aktuale

Edhe 500 mijë vaksina kineze kundër COVID-19 sot mbërrijnë në Serbi

Derisa Kosova ende nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, Serbia po vazhdon të furnizohet me qindra mijëra vaksina, raporton Gazeta Express.

Mediat serbe raportojnë se ky shtet sot do të furnizohet me 500 mijë vaksina kineze.

“Gjysmë milion vaksina të ndërmarrjes “Sinofarm” po ngarkohen në aeroportin e Pekinit, i cili duhet të arrijë në Serbi deri sonte”, njoftoi presidenti Aleksandar Vuçiq.

“Një fotografi e bukur nga Pekini, 500,000 vaksina sapo po ngarkohen në aeroplanin tonë të bukur Air Serbia. Vaksinat janë në Beograd deri në fund të mbrëmjes. Shumë faleminderit miqve tanë kinezë”, ka shkruar Vuçiq.

Serbia tashmë është furnizuar edhe me vaksina tjera, derisa po pret edhe doza shtesë të tyre.