Aktuale

Edhe AKR dënon sulmin e mbrëmshëm: Politika të jetë e përgjegjshme

Aleanca Kosova e Re ka dënuar ashpër sulmin siç e ka quajtur, mizor, ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“AKR kërkon nga organet kompetente që në mënyrë profesionale t’i kryejnë detyrat e veta dhe ta zbardhin këtë rast, i cili direkt është i orientuar kundër cdo qytetari të Republikës së Kosovës.

Liria dhe siguria e qytetarëve të vendit është dhe duhet të jetë ideali madhor i shtetit tonë, andaj AKR bën thirrje edhe tek klasa politike që të jenë të përgjegjshëm dhe të mendojnë për të ardhmen dhe sigurinë e fëmijëve në radhë të parë.

AKR është e përkushtuar të japë kontributin e vet në drejtim të zhvillimit të shtetit, garantimit të lirisë dhe sigurisë për qytetarët dhe prosperitetin ekonomik”, thuhët në komunikatën e kësaj partie.