Aktuale

Edhe disa vendvotime shkojnë në rinumërim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës me ç’rast ka vendosur që të ketë rinumërim edhe te katër vendvotimeve.

Burim Ahmetaj nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka raportuar se tashmë janë numëruar 35% e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

“Kemi raportin nga QNR me 24 tetor ka filluar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Deri në ora 00:00 janë numëruar 35% të votave. Jemi në proces tëë numërimit edhe të votave të tjera”, ka thëne ai.

Ahmetaj tutje tha se pas rinumërimit të më shume se 800 vendvotimeve janë gjetur mospërputhje edhe ne 4 vendvotime të tjera.

“Sa i përket votave me poste QNR pranon të gjitha zarfet e pranon nga shërbimi votues. Sa i përket fushës së të dhënave kemi pasur procese tëë vazhdueshme të rinumërimit, por prapë ka qenë një numër i vendvotimeve që nuk janë përputhur. Janë e vendvotime që ka mospërputhje”, ka thënë ai.