Lifestyle

Edhe kjo verë do të jetë florale

Vera është stina më optimale për të kombinuar ngjyra nga më të ndryshmet, për tu dukur e freskët dhe çdo herë e bukur.

Fustanet florale janë pjesë e historisë së modës për një kohë shumë të gjatë dhe asnjëherë nuk kanë dalë nga moda, shkruan KosovaPress.

Nëse jeni në dilemë se çfarë të vishni apo si të dukeni, mjafton të përzgjidhni fustane florale të ngjyrave nga më të ndryshmet dhe ju do të jeni gjithmonë in.

Ato janë lehtësisht të kombinueshme me çdo lloj aksesori, modeli të flokëve apo të këpucëve.

Më poshtë mund të shihni disa nga modelet dhe të zgjidhni të preferuarin e juaj.