Aktuale

Edhe një i shëruar me Covid-19

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, pëmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se i infektuari me Covid-19 nga Petrova e Shtimës ka dal negativ në rezultatin e dytë të testimit.

Tutje Ismajli ka përçuar edhe një mesazh tek qytetarët

Postimi i tij i plotê:

Të nderuar qytetarë,

Posa mbarova biseden telefonike, direkte me banorin e fshatit Petrovë të Shtimes, i cili po trajtohej në Kliniken Infektive në Prishtinë, i diagnostifikuar me COVID-19 dhe mësova se në testin e dytë që kishte ka rezultuar negative dhe së shpejti pritet të lirohet dhe të kthehet në shtëpinë e tij shëndosh e mirë.

Të shëruarit dhe familjes së tij ju dëshiroj gjithë të mirat, ndërsa banorëve të Shtimes dua t’ju përcjell porosinë se disiplina dhe përmbajtja e udhezimeve shperblehet me rezultate.

Andaj vazhdoni qëndrimin në shtëpitë tuaja.

Rri n’shpi!