Aktuale

Edhe një shtet tjetër goditet nga tërmeti

Një tjetër tërmet, me forcë 3,9 shkallësh ka dridhur sot në mëngjes Bosnjën e Hercegovinën, ndërsa epiqendra ishte jo larg Nevesinjës.

Sipas të dhënave të Qendrës Europiane Mesdhetare Sizmike , tërmeti në orën 05.20 është ndier në një hapësirë të gjerë të Hercegovinës, por edhe në territorin e Sarajevës, Dubrovnikut, në Dalmaci dhe në Mal të Zi, bën të ditur klix.

Epiqendra e tërmetit ishte 57 km nga Sarajeva, 40 km nga Mostari dhe 12 km nga Nevesinja, thellësia ishte 5 km.