Sport

Edhe Reali në garë për Pogban

Pas Manchester Unitedit edhe Real Madridi e kërkon mesfushorin e Juventusit.

Para disa ditësh transferimi i Paul Pogbas në United dukej punë e kryer, por tani që në garë është futur edhe Real Madridi, kjo mund të bëjë që ai të ndryshojë mendje.

Trajneri i ‘Los Blancos’, ka konfirmuar që është i interesuar për ta transferuar reprezentuesin francez, transmeton KosovaPress.

“Jemi të interesuar për Pogban dhe po punojmë në atë drejtim, por vetëm kaq mund të them tani”, ka deklaruar Zidane.

Për ta liruar 23-vjeçarin, Juventusi po kërkon 120 milionë euro.