Aktuale

Edi Rama: Anëtarësimi në BE është të harrojmë përgjithmonë Luftën e Kosovës

Komisioni Europian ka dhënë dritën jeshile për fillimin e negociatve për anëtarësim me Shqipërinë, ndërsa ka shumë vende europiane që kanë skepticizëm për këtë hap. Rreth kësaj problematike kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë një intervistë për median gjermane “n-tv.de”.
Në lidhje me pasojat që mund të sjellte anëtarësimi i Shqipërisë në BE, ai përgjigjet:

“Asgjë të jashtëzakonshme. Shqipëria është një vend i vogël. Ne sillemi me përulësi dhe vendosmëri. Ne jemi çdoherë në të njëjtën linjë kur bëhet fjalë për politikën e jashtme të BE. Marrim pjesë në misionet e NATO dhe besojmë në projektin e BE. Por për ne nuk është aq e thjeshtë sa për disa shtete tjera. Për ne bëhet fjalë për Jetë ose Vdekjeje, për të ardhmen dhe të kaluarën. Anëtarësimi në BE për ne, është të harrojmë përgjithmonë Luftën e Kosovës.”

Në pyetjen nëse përshembull Shqipëria mund të merrtje pjesë në kuotën e shpërndarjes proporcionale të refugjatëve, ai u përgjigj se është pjesë e “ADN-së shqiptare” që të ndihmojë njerëzit në nevojë. Kështu ka vepruar Shqipëria me hebrenjtë në LDB, gjatë Luftës së Kosovës dhe së fundi me pranimin e rreth mijërave iranianëve opozitarë.

Për luftën kundër krimit të organizuar media gjermane u fokusua të “Escobari i Ballkanit”, Klement Balili, i cili nuk është arrestuar akoma, megjithatë Edi Rama ka shmangur përgjigjen duke thënë se qeveria e tij ka kryer luftë të madhe kundër kultivimit të drogës dhe si shembull merr Lazaratin. Në lidhje me presidentin Ilir Meta, ku media gjermane e quan si të korruptuar sipas një video materiali, ai përgjigjet se fillimisht duhet të rregullohet sistemi i drejtësisë dhe më pas drejtësia mund të vendoset për gjithësecilin – pavarësisht se kush është ai.

Tempulli ynë është Europa

Kryeministri Rama ka shpresuar që asnjëherë të mos pyetet më nëse ka alternativë tjetër për Shqipërinë, përveç BE-së, pasi kjo do të thoshte luftë. Dhe për këtë ka folur edhe shefi i BE Juncker. Gjithashtu ai ke hedhur paralele për fenë e shqiptarëve dhe optimizmit të BE.

“Krishterët dhe muslimanët kanë kisha dhe xhamia në Shqipëri. Por tempulli ynë është Europa. Nuk ka vend tjetër më optimist ndaj Europës sesa neve,” tha në fund ai.