Aktuale

Edita Tahiri i përgjigjet Vuçiqit për policinë në Veri

Ministrja në detyrë për Dialog, Edita Tahiri ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit serb në dorëheqje Aleksandar Vuçiq lidhur me mospraninë, sipas tij, të policëve shqiptarë në veri të Kosovës.

“Vuçiq është mërzitur sepse e kemi shuar policinë paralele serbe në veri të Kosovës, prandaj flet me gjuhën e tij të pamatur dhe nacionaliste”, ka thënë ministrja Tahiri.

Ajo ka demantuar deklaratën e kryeministrit serb në dorëheqje, sipas të cilit Qeveria e drejtuar prej tij ka arritur të sigurojë që në veri të Kosovës të mos shkojë asnjë polic shqiptar.