Aktuale

Edita Tahiri mohon se u sulmua në veri

Ish-ministrja Edita Tahiri ka reaguar pas raportimeve për një sulm në veri, duke mohuar të jetë e përfshirë në ndonjë sulm.

“Miq dhe media, ju bëjë me dije se është i rrejshëm lajmi i gjoja sulmit ndaj meje në veri të Mitrovicës”, ka thënë Tahiri.

Ajo tregoi se mori pjesë në një debat në Mitrovicën Veriore dhe pas tij piu kafe në një lokal të atyshëm me kënaqësi dhe pa shqetësim nga askush.

Ajo megjithatë deklaroi se gjatë shkuarjes dhe kthimit u shoqërua nga Policia e Kosovës, derisa mediat raportuan se lokali ku ajo qëndroi për kafe u sulmua me mjete të forta.

Tahiri në fund të postimit të saj u lavdërua për punën që ka bërë në dialogun e Brukselit, duke thënë se nga ai u vendos sistemi juridik-kushtetues i Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Në gusht të vitit të kaluar pak orë pasi Edita Tahiri kishte qëndruar në lokalin “Dolçe Vita” në Mitrovicën Veriore, kopshti veror i tij ishte djegur.