Rajon & Botë

Efektet e “Brexit” në Greqi

Greket kane pritur te dyzuar zgjedhjen e britanikeve për të lënë BE, pas 43 vitesh.

Një pjesë e konsiderueshme e tyre shqetësohet për pasojat që mund të këtë tërmeti “Brexit” mbi ekonominë e gjunjëzuar të vendit, por edhe për rikthimin e makthit të quajtur “Grexit”, megjithëse një vit më parë 62% e qytetarëve votuan në një referendum kundër kushteve të një plani financiar të BE, që për pak i solli në prag të braktisjes së Eurozonës dhe unionit.

Të tjerë, shpresojnë se ndoshta ky zemërim që shprehen britanikët ndaj institucioneve europiane dhe politikave të tyre, mund të sjellë një qëndrim më të butë ndaj Athinës, duke marrë pas disa prej masave antipopullore që rrisin euroskepticizmin jo vetëm në Greqi, por dhe në vendet e Europës Juogorë.

“U vërtetua së arroganca dhe fodulleku i teknokratëve jo vetëm që nuk bën përshtypje, por përkundrazi zemëron popujt europiane. Pikërisht për këtë arsye ne kemi nevojë për një vizion të ri dhe një fillim të ri për një Evropë të bashkuar”, shprehet Kryeministri grek, Aleksis Tsipras.

Por, kokëçarje për qindra agjenci turistike që punojnë me turistët britanike ka sjellë edhe zhvlerësimi i paundit britanik dhe shumë prej tyre kërkojnë vetëm pagesa në euro që të mos humbasin.

“Mendoj se në një periudhë afatgjate padyshim do të ketë një efekt mbi ne dhe Britaniket që vijnë në pjesën tjetër të Europës, për shkak të humbjes që do pësojnë nga zhvlerësimi në krahasim me euron. Por nuk mendoj se kjo do të bëhet pengesë kryesore dhe se përsëri do të vijnë”, Toni Holloway turist nga Uellsi.

Ndërkohë, të shqetësuar për statusin dhe të ardhmen e tyre janë mbi 34000 studentë dhe 56000 grekë që jetojnë në Britani, por edhe kompanitë e eksport-importit pasi shkëmbimet me Britaninë vlerësohen në më shumë se 1.3 mld paund në vit, shkruan Top Channel.