AktualeShowBiz

Einxhel e Dagz po bëhen prindër

Një ndër çiftet më të përfolura të ‘’Big Brother Albania VIP’’, Einxhel dhe Dagz kanë njoftuar ndjekësit e tyre se janë në pritje të ëmbël të një fëmije.

Ishte Einxhel e cila postoi një video ku zbulonte barkun e fryrë, duke njoftuar kështu për shtatzaninë e cila tanimë po përflitej nga plot zëra.

Ajo zgjodhi një shkrim tejet prekës për ta përshkruar se si po ndihej në këtë pritje.

“Kur endrrat behen realitet dhe realiteti eshte me i bukur se cdo enderr ne jete…Kur e do aq shume jeten sa toka te duket si parajse dhe ti po qendron mbi re…Kur ti gjen ate shpirtin binjak dhe Zoti buzeqesh sepse e di qe eshte momenti tet bekoj me dhuraten me hyjnore…Kur thjeshte nje prekje dore kthehet ne nje prekje Jete…dhe ne mezi po presim tet prekim duart e tua te vogla…🤍👼🏻🧿”, ka shkruar Einxhel.