Aktuale

Ekipet emergjente në Prishtinë të gatshëm për të ofruar ndihmë në Shqipëri

​Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se përveç ndihmës që po e ofron shteti i Kosovës pas tërmetit në Shqipëri, ekipet e urgjencës në Komunën e Prishtinës dhe ekipet emergjente të Shërbimeve Publike, janë të gatshme për të ofruar ndihmën e nevojshme.

Ai ka shkruar në Facebook se shumë qytetarë janë lajmëruar për të ofruar ndihmën personale.

the authorGazetaKNN