Sport

Ekskluzive: Ish-futbollisti i Celticut afër skuadrës kosovare (Foto)

Vllaznia e Pozheranit është duke befasuar me transferime këtë afat kalimtar të verës. Klubi nga Anamorava është afër të nënshkruaj me ish-lojtarin e klubit të njohur skocez Celtic, Mohamed Bangura.

IndeksOnline kupton se sulmuesi 29-vjeçar pritet që të ateroj në aeroportin e Prishtinës më datën 9 korrik dhe të zyrtarizohet si lojtar i klubit të Vllaznisë.

Bangura me pasaportë nga Sierra Leone, për momentin luan te skuadra suedeze, Dalkurd, ndërsa gjatë sezonit 2011-14 ishte pjesë e Celticut. Ai po ashtu luajti për skuadrën e njohur nga Suedia, AIK./IndeksOnline/