Rajon & Botë

Ekspertët: SHBA mund të qëndrojë prapa dështimit të raketës së Koresë Veriore

Ekspertët thonë se SHBA-të mund të qëndrojnë mbrapa dështimit të raketës së Koresë Veriore javën e kaluar, pavarësisht spekulimeve se shpërthimi ishte rezultat i sabotimit të programit nga koha e ish-presidentit Barack Obama.

Spektri i interferencës amerikane në programin sekret raketor ka “dridhur” liderin e ri veri-korean, Kim Jong Un dhe raportohet se kjo mund të ketë çuar deri te frika nga një spiunim i brendshëm.

Zyrtarët amerikanë nuk flasin për mundësinë që ushtria të ketë përdorur kibernetikën për të dështuar lansimin, por ekspertët thonë se shpërthimi duket të ketë ndodhur nga një dështim i brendshëm në procesin kompleks R&D me burime të limituara.

Joseph Bermudez, analist, thotë se Koreja Veriore po punon shumë për zhvillimin e raketave balistike, por ka pasur mjaft dështime, të cilat mund të vijnë nga një program agresiv me burime të limituara.

Ish-presidenti Obama në vitin 2014 raportohet të ketë urdhëruar Pentagonin që të përgatisë operacionet elektronike dhe kibernetike sekrete kundër programit raketor veri-korean për të prishur testimin e lansimeve në sekondat e tyre të para të hapjes.

Që nga ajo kohë, 88 për qind të testeve të raketave me diametër të mesëm të Koresë Veriore, Musudan, kanë dështuar, shkruan The New York Times.

Dështimet e shumta sugjerojnë se përpjekjet amerikane, nëse do të ketë pasur, kanë pasur sukses. Por, pa pasur mundësinë për të bërë analiza forensike është tepër herët për të përcaktuar shkaqet e vërteta. Dështimet mund të kenë ardhur si pasojë e materialit të dobët, mungesës së inxhinierisë, por edhe si rezultat i ndonjë malware të SHBA-ve.

Në rastin specifik të raketës së fundit, ekspertët thonë se mund të ketë pasur një ndërhyrje kibernetike.

Steve Bucci, ish-zyrtar i Pentagonit, i cili tash është ekspert për mbrojtje dhe kibernetikë të sigurisë pranë fondacionit Heritage, thotë se nuk ka evidenca që ushtria amerikane të ketë përdorur sulme kibernetike për të dështuar lansimin e raketës, pavarësisht faktit se posedon këtë mundësi.

“Amerika ka aftësi ofensive, por kjo nuk do të thotë se edhe përdoret”, thotë ai.

Koreja Veriore ka mbrojtje më të mirë kibernetike që nga viti 2014.

Sipas vëzhguesit të Koresë Veriore, Martyn Williams, Pjong-jang ka zhvilluar një pajisje të enkriptimit kuantum, e cila i lejon asaj të komunikojë prapa syve dhe veshëve të kërkuesve të huaj.

Teknologjia nuk do të bëjë hakimin të mundshëm, por do të mund të vendosë më shumë mbështetje mbi spiunët ose të jetë e aftë të furnizojë me detaje sistemet e kontrollit dhe të komunikimeve të Koresë Veriore, shkruan ai në bllogun e tij.

Pavarësisht nga natyra sekrete e programit, SHBA ka një aftësi të dokumentuar mirë për të prishur sistemet e armëve të huaja.

Ndoshta sulmet më të famshme kibernetike deri më sot janë kryer si një ndërmarrje e përbashkët midis SHBA dhe Izraelit.

Virusi i kompjuterit Stuxnet, i zbuluar në vitin 2010, ka shkatërruar 20 për qind të centrifugës nukleare të Iranit para se iranianët të kuptonin se çfarë po ndodh.

Nëse lansimi raketor i Koresë së Veriut është komprometuar nga kibernetika, ekspertët pajtohen se do të jenë e mundshme që SHBA-të të kenë gjetur rrugën për të infiltruar zinxhirin furnizues dhe teknologjinë e përdorur për të ndërtuar raketën.

Një interferim i tillë është një operacion në termin afatgjatë, duke pasur parasysh se pjesët dhe furnizimet Koreja Veriore i importon për ndërtimin dhe lansimin e raketave.

Zëvendës këshilltari për siguri kombëtare, K.T. McFarland nuk ka dashur të thotë nëse SHBA ka sabotuar testin e lansimit duke përdorur kibernetikën.

“Ne nuk mund të flasim për inteligjencën sekrete dhe gjërat që mund të jenë bërë”, ka thënë ajo për Fox News.