Shëndetësi

Ekspertët zbulojnë dëmet që i shkakton pagjumësia

Nëse keni gjithmonë probleme me pagjumësinë, filloni të shqetësoheni dhe të gjeni një zgjidhje.

Ekspertët në SHBA, kanë zbuluar se të qenit insomeniak, ndikon aq shumë në kontrollin e sheqerit në gjak dhe urinë madje edhe tek personat të cilët kanë shëndet të plotë.

Po ashtu të mos bërit të paktën shtatë orë gjumë, njerëzve iu sjell nervozizëm dhe tejet lodhje.

Për pasojë një natë e keqe me gjumin, bëhet e ditur që ndikon edhe në memorien e njeriut.

Lidhja midis gjumit dhe kujtesës ka qenë rreth e rrotull për një kohë të gjatë dhe një teori e besueshme është se gjatë gjumit të thellë truri juaj lëviz kujtime afatshkurtra, të mbledhura atë ditë, në ruajtje afatgjate, duke liruar hapësirën në trurin tuaj për më shumë kujtime

Pra, nëse nuk merrni mjaft gjumë të thellë këto kujtime do të humbasin.