AktualeTech

Elon Musk shet 7 miliardë dollarë aksione të Tesla

Elon Musk, ka shitur rreth 7 miliardë dollarë aksione të Tesla-s, sipas dosjeve ligjore të publikuara të martën, në mes të një beteje ligjore me Tëitter për arritjen e një marrëveshje në lidhje me blerjen e aksioneve në vlerë prej 44 miliardë dollarë.

Shefi i Tesla-s shiti rreth 7.9 milionë aksione midis 5 dhe 9 gushtit, sipas dosjeve të publikuara në faqen e internetit të Komisionit të Letrave me Vlerë.

“Në momentin që Tëitter detyron këtë marrëveshje të mbyllet është e rëndësishme të shmanget një shitje urgjente e aksioneve të Tesla-s”, shkroi Musk në një postim të tij pikërisht në këtë rrjet social.

Tëitter është mbyllur në një betejë ligjore me shefin e Tesla-s për përpjekjet e tij për t’u larguar nga marrëveshja e prillit, për të blerë kompaninë dhe një gjykatës ka urdhëruar që një gjyq të fillojë në tetor.

Musk ka ngritur një kundërpadi, duke akuzuar Tëitter për mashtrim dhe duke pretenduar se platforma e mediave sociale e ka mashtruar atë rreth aspekteve kryesore të biznesit të saj përpara se të pranonte një blerje prej 44 miliardë dollarësh.

Masa vjen pasi Musk shiti rreth 8.5 miliardë dollarë aksione në prodhuesin e makinave elektrike në prill, ndërsa po përgatitej të financonte marrëveshjen me Tëitter.