ShowBiz

Elvana Gjata do të përfaqësojë një shtet tjetër në “Eurovision”?

Gara e Elvanës për “Eurovision” duket se nuk ka mbaruar me paraqitjen në Festivalin e Këngës në RTSH.

Elvana Gjata në dhjetor konkurroi në Festivalin e Këngës me projektin “Me tana”.

Paraqitja e saj në edicionin e 58-të të këtij festivali bëri ‘zhurmë’ të madhe në publik, kjo ngase pretendohet se iu bë e padrejtë me vota.

Fituese e këtij festivali u zgjodh Arilena Ara, duke e mposhtur Elvanën për pak pikë, ndërsa “Me tana”, vazhdon të jetë ndër këngët më të pëlqyera të festivalit.

Por, duket se gara e saj për “Eurovision” nuk kishte mbaruar me kaq.

Në rrjetin social Twitter kanë vërshuar ‘tweets’, ku thuhet se këngëtarja do ta përfaqësojë një shtet tjetër në “Eurovision”.

Sipas “Anabel.al”, dikush nga fanatikët e “Eurovisionit” ka ngritur tezën se Elvana do ta përfaqësojë San Marinon në Rotterdam.

Mbetet të shihet nëse ka diçka të vërtetë rreth këtyre komenteve.

the authorGazetaKNN