Aktuale

Emërohet ushtruesi i detyrës së ministit pas dorëheqjes së Albena Reshitaj

Albena Reshitaj ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për siç ka thënë ajo arsye personale e familjare.

Aleanca Kosova e Re (AKR), sot ka emëruar Fatmir Matoshin ushtrues detyre i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj.

“Nuk është vendos ende kush do të emërohet në pozitën e Reshitajt. Por ushtrues detyre do të nga sot do të jetë Fatmir Matoshi”, tha ai.