Rajon & Botë

Emigrantët, çështja kryesore e garës zgjedhore në Gjermani

Mbi të gjitha, çështja e refugjatëve ka shkaktuar në Gjermani radikalizimin e skenës ekstremiste të djathtë, shkruan gazeta “Welt am Sonntag”, duke cituar një raport konfidencial për situatën te Policisë Federale Gjermane (BKA) për vitin 2016 dhe 2017.

“Nga perspektiva e ideologjive ekstremiste të djathta kombësia gjermane duhet të lidhet me një “bashkësi kombëtare” të përcaktuar etnikisht për t’iu kundërvënë në këtë mënyrë “vdekjes kombëtare” prej “emigracionit masiv”, kështu i përshkruan raporti i BKA-së ideologjinë e skenës. Në Gjermani po vihet re një radikalizim i ndjeshëm i ekstremistëve të djathtë që kërcënojnë, sipas autoriteteve, “dhunë ekstreme e deri dhe veprime terroriste”.

Policia Federale mendon se anëtarët e organizatave “Reichsbürger” dhe “Selbstverwalter” kanë kryer deri tani rreth 13,000 vepra penale, përfshirë këtu 750 vepra të dhunshme. DË thekson se pjesëtarët e “Selbstverwalter” janë zakonisht më të rrezikshme se ata të “Reichsbürger”, dhe kane një potencial më të lartë për përshkallëzim dhune”. “Ndërsa “Reichsbürger” kanë një koncept autoritar për shtetin dhe i konsiderojnë autoritetet të paktën në parim si të nevojshme, “Selbstverwalter” e refuzojë tutelën qeverisë, dhe janë pjesërisht të gatshëm për ta mbrojtur autonominë e tyre me forcën e armëve”, vazhdon artikulli “Welt am Sonntag”.

Dy grupimet numërojnë rreth 12.800 vetë, 800 prej të cilëve konsiderohen si ekstremistë të djathtë. Për një kohë të gjatë ata shiheshin thjesht si elemente turbullues, por tani ata janë në fokus të organeve të mbrojtjes së Kushtetutës dhe qe prej nëntorit 2016, janë vënë nën vëzhgim në mbarë vendin. “Qytetarët e Rajhut” nuk e njohin Republikën Federale të Gjermanisë si shtet.

Në vend të kësaj, ata pretendojnë, se Perandoria Gjermane vazhdon të ekzistojë deri sot. Ata shpesh bazohen në përkufizimin e kësaj perandorie kufijtë e vitit 1937. Në këtë kontekst ata nuk i njohin kushtetutën, autoritetet dhe gjykatat si legjitime dhe i nuk pranojnë vendimet zyrtare./Indeksonline/

the authorE B