Aktuale

Ende nuk dihet se kur do të nisin fluturimet komerciale nga ‘Adem Jashari’

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” të hënën ka treguar se nga data 8 qershor janë paraparë disa fluturime.

Sipas ANP-së, përveç deri në këtë datë ende nuk dihet se kur do të nisen fluturimet komerciale nga Kosova dhe anasjelltas.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e kompanisë, Valentina Gara.

“Deri më tani nuk ka asgjë të re prej gjendjes së mëhershme. Jemi në pritje që pas datës 8 qershor Ministria e Infrastrukturës të del me një vendim të ri. Pas kësaj date do të dalim në një konferencë për shtyp”, tha Gara.

Kujtojmë se prej paraqitjes së rasteve të para me COVID-19, Qeveria e Kosovës kishte marr vendim që t’i pezulloj të gjitha fluturimet nga Kosova dhe anasjelltas.