Aktuale

Engel e Haradinaj homazhe te pllaka përkujtimore për viktimat hebraike

Kryeministri, Ramush Haradinaj, bashkë me kongresmenin amerikan, Eliot Engel, bënë homazhe te pllaka përkujtimore për viktimat hebraike në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Me rastin e vizitës së Engel, Qeveria mban mbledhje solemne, më pas Haradinaj dhe Engel do të mbajnë konferencë për media.

Po sot kongresmeni Engel do të zhvillojë një vizitë në fabrikën e paneleve solare “Jaha”.