Aktuale

Engel mbërrin në Kosovë, do të qëndrojë disa ditë

Kongresmeni amerikan, miku i Kosovës, Eliot Engel ka nisur një vizitë disaditore në Kosovë.

Në aeroport atë e ka pritur zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj. Ky ka thënë se Engel është mbështetës i madh i Kosovës dhe pavarësisë së saj, dhe është forcë lëvizëse e mbështetjes amerikane për Kosovën.

“Së bashku me zëvendës-ambasadoren e ShBA-së në Kosovë, Colleen Hyland, i urova mirëseardhje në Prishtinë mikut të madh të Kosovës, Eliot Engel. Engel është prej njerëzve që ka besuar fuqishëm në pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës dhe e ka mbështetur konsolidimin ndërkombëtar të shtetit tonë. Jam i lumtur dhe shumë mirënjohës që kjo përkrahje e tij vazhdon të jetë e madhe”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ndërkaq, Engel do të ketë një agjendë të ngjeshur takimesh me krerët e institucioneve të Kosovës.