Rajon & Botë

Erdogan dënon sulmet terroriste në Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar fuqishëm sulmet në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit.

Aeroporti Ataturk ishte cak i tre sulmeve të martën në mbrëmje, ku mbetën të vdekur së paku 28 persona dhe u lënduan 60 të tjerë.

Pas sulmeve, presidenti Erdogan kishte mbajtur një takim me kryeministrin turk dhe kreun e Ushtrisë, transmeton koha.net.

Erdogani ka thënë se sulmet në Stamboll kishin cak ta sulmonin Turqinë duke përdorur gjakun e njerëzve të pafajshëm. Ai ka thënë se pret që bota të shprehë qëndrimin e prerë kundër grupeve terroriste.