Rajon & Botë

Erdogan mbledh Qeverinë në Presidencë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të udhëheqë një mbledhje të Qeverisë së vendit, në pallatin e tij presidencial, në Ankara, të hënën, ka bërë të ditur CNN Turk, pasi turqit kanë votuar në favor të ndryshimeve kushtetuese.

Rezultatet jopërfundimtare kanë treguar se 51.3 për qind e turqve kanë aprovuar ndryshimin e kushtetutës së tyre në referendumin e sotëm, duke i dhënë presidentit Erdogan kompetenca të reja gjithëpërfshirëse.

Mbështetësit e Erdoganit thonë se zëvendësimi i sistemit parlamentar me presidencë ekzekutive do të modernizojë Turqinë.

Ndërkohë, dy partitë kryesore opozitare po i kundërshtojnë rezultatet, duke u ankuar për manipulime të shumta.

Me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, Erdogan mund të mbetet në pushtet në Turqi deri më 2029. /Express/