Rajon & Botë

Erdogan: Turqit nën presion në Bullgari në prag të zgjedhjeve

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Bullgari, presidenti turk Recep Tayip Erdogan pohon se pjesëtarët e pakicës turke në këtë vend i janë nënshtruar presionit dhe thirrjeve për “zgjedhje fer dhe transparente”.

Ai ka thënë në takim me përfaqësuesit e grupit të imigrantëve ballkanikë, në kohën kur tensionet ndërmjet dy vendeve janë në rritje për shkak të mbështetjes së hapur që Ankaraja i jep partisë së pakicës turke në Bullgari, Dost, e cila për herë të parë merr pjesë në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat mbahet të dielën.