Rajon & Botë

Erdogan: Vota e Parlamentit Evropian s’ka vlerë

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, ka thënë sot se votimi i ardhshëm i Parlamentit Evropian për t’i ndërprerë apo jo bisedimet e BE-se me Turqinë për anëtarësimin e kësaj të fundit në bllok, nuk ka vlerë për vendin e tij.

Legjislatorët e Bashkimit Evropian pritet të mbajnë një votë jo detyruese gjatë kësaj jave, për atë nëse bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në BE duhet të suspendohen apo jo, për shkak të luftës së paparë të qeverisë turke pas puçit të dështuar ushtarak në korrik, transmeton Express.

Vendet e BE-së kanë ngritur shqetësime për luftën e autoriteteve turke pas puçit, e cila ka rezultuar në spastrim masiv të punëtorëve nga qeveria për shkak të dyshimeve për lidhje me klerikun që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për orkestrimin e puçit, në arrestimin e gazetarëve dhe politikanëve pro kurdë, si dhe në mbylljen e qindra mediumeve dhe organizatave të shoqërisë civile./Express/