Aktuale

Erion Veliaj simpati të madhe ndaj Ahmetit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili ishte për një vizitë dy ditore në Prishtinë, së bashku me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti kanë mbajtur takimin, “Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit”.

Për këtë takim Veliaj i është shprehur shumë falënderues, Ahmetit ku përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Veliaj ka shkruar disa fjalë për Ahmetin.

“Falemnderit nga zemra @ShpendA per mikpritjen e ngrohte me Unionin e Bashkive Shqiptare – ti nuk je vec nje kryetar i mire, por dhe nje shok per koke!”, ka shkruar Veliaj.

Si duket Veliaj dhe Ahmeti kanë një dashuri të madhe për njëri – tjetrin. Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku i Tiranës është kaq shumë falënderues ndaj kryetari të Prishtinës, Shpend Ahemeti.

Ku ky i fundit në një postim, kishte thënë se se që nga mosha 4 vjeçare, kur ishin në çerdhe janë miq të mirë me Erion Veliaj.

Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit është një takim ku mblidhen të gjithë kryetarët e komunave nga të gjitha trojet shqiptare.