ShowBiz

Ermal Fejzullahu me familje, shijojnë ditët e nxehta në Dubai

Ermal Fejzullahu me bashkëshorten, kanë zgjedhur Dubain për të pushuar.

Këngëtari Ermal Fejzullahu është shumë i ngarkuar me mbrëmje të ndryshme muzikore, pavarësisht a është sezona e verës apo ajo, shkruan lajmi.net.

Mirëpo shpesh ai gjen kohë për të pushuar me familjen e tij të ngushtë dhe destinacionet që zgjedh janë vende luksoze.

Duke pasur parasysh të ardhurat që ai fiton nga muzika, Ermali nuk e ka problem këtë pjesë andaj Dubai ishte vendi që ai dhe gruaja e tij Ariana e kishin zgjedhur për të pushuar.

Të dy kanë publikuar foto nëpër rrjete sociale, konkretisht në llogaritë e tyre në Instagram dhe vendi duket përrallor./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli