Ariana Fejzullahu solli në jetë vajzën e saj.
Këngëtari Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana janë bërë sërish prindër, shkruan lajmi.net.
Në jetë erdhi fëmija i katërt i çiftit, vogëlushja të cilën e pagëzuan me emrin Ana. Ishte vetë Ermali ai i cili lajmin e gëzueshëm e ka ndarë me ndjekësit në Instagram.
“Mirëserdhe në jetë Ana”, ka shkruar ai pranë fotos së postuar nga spitali./Lajmi.net/