Aktuale

Është hedhur një bombë në oborrin e shtëpisë së Stojkovic në Mitrovicë

Persona të panjohur hodhën një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së familjes Drazan Stojkovic në pjesën veriore të Mitrovicës.

Nuk është lënduar askush, ndërsa është shkaktuar dëm i vogël në shtëpi.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 21 dhe në kohën e shpërthimit Stojkovic ishte në shtëpi me gruan e tij dhe katër fëmijët.

Shtëpia e Drazen Stojkovic, i cili është edhe kryetar i këshillit komunal të Partisë Popullore Serbe në Mitrovicë, është në rrugën Luj Braj në lagjen e boshnjakëve.

Policia, siç ka thënë Stojkoviq për Tanjug, shkoi në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetimet, por asnjë nga zyrtarët e Policisë së Kosovës nuk ishte në dispozicion për komente në këtë incident.

Motivi i sulmit është ende i panjohur. /Express/

the authorSamir Dalipi