Aktuale

‘Euro2016’, mazhoranca dhe opozita përplasen në Kuvend për TVSH-në

Debati në Komisionin e Mediave për mostransmetimin e ndeshjeve të Evropianit 2016 në TVSH, ku për herë të parë luan dhe kombëtarja shqiptare, ka përfunduar në zënka mes deputeteve.

Diskutimet më të forta kanë ardhur nga deputetët e djathtë të cilët kanë kërkuar edhe dëgjesë të posaçme nga drejtuesit e TVSH-së.

Sipas tyre, publiku duhej që të ishte njoftuar më parë për këtë gjë, ndërkohë që për deputetët e mazhorancës kjo nuk është hera e parë që TVSH nuk transmeton ndeshjet.

Debatet

Myqerem Tafaj: Sjellje cinike për transmetimin e ndeshjeve të Europianit nga TVSH. Të thërrasim në seance dëgjimore drejtuesin e bordit të TVSH-së.

Musa Ulqini: Bëhet përgjegjës dikush që nuk ka qenë mandatuar në atë post. Kërkoj që urgjentisht këtu të ftojmë të dy drejtuesit kryesor të TVSH që të shpjegojnë pse TVSH nuk transmeton kampionatin europian. Këto janë deklarata amorale, vihen këtu për të bërë politikë. Nuk mund të fyhet dikush që ka 20 ditë në atë post. Zoti Berisha s’ka të drejtë të cënojë të tjerët dhe mbiemrin që kanë, del e thotë Gellci i zi.

Genc Pollo: Ishte ekzagjërim i panevojshëm.

Musa Ulqini: Cinizmin tënd tregoje në familjen tënde politike e biologjike

Myqerem Tafaj: Unë s’kam punë me një drejtor të emëruar por me institucionin e TVSH-së. Duhet të kishte informuar qytetarët një muaj përpara se nuk do të transmetohet. Këtu të thërrasim dhe ish kryetarin e bordit, ne duam të na informojnë se çfarë ka ndodhur.

Alfred Peza: Ka 20 muaj që ka përfunduar tenderi, TVSH nuk merr pjesë vetë në tender, por kjo bëhet nga EBU. Janë 5 shtete në Europë që TV publik nuk e transmeton, kjo nuk është hera e parë që ndodh.

Genc Pollo: Shqetësimi është prandaj duhet të thërrasim në dëgjesë drejtuesit dhe ish-drejtuesit.