Rajon & Botë

Evakuohet Aeroporti i Mançesterit

Qindra pasagjerë janë evakuuar nga Aeroporti i Mançesterit, në mes të raportimeve për një pako të dyshimtë.

Udhëtarët janë larguar nga zona e nisjeve brenda terminalit 2 më herët këtë mbrëmje, teksa të tjerët po ndalohen që në hyrje të tij.

Një zëdhënës i aeroportit nuk ka pranuar të komentojë për raportimet për një pako të dyshimtë brenda ndërtesës së terminalit, transmeton Gazeta Express.

Zona e ardhjeve e terminalit 2 nuk është prekur. Fluturimet në terminalet e tjera po vazhdojnë normalisht.