Rajon & BotëSport

Evakuohet hoteli ku po qëndron ekipi futbollistik i Francës

Hoteli në të cilin janë vendosur reprezentacioni i Francës është evakuuar për shkak të një pako të dyshimtë e cila është gjetur disa orë para ndeshjes finale të EURO 2016.

Finalja luhet nga ora 21 ndërsa kundërshtar i Francës në Paris do të jetë Portugalia.

Policia ka siguruar hapësirën rreth hotelit para se në vendin e ngjarjes të arrijjë ekipi i ekspertëve që merren me shpërthime të kontrolluara.