Aktuale

Exit Poll: PAN 40 për qind, VV 30, LDK-AKR-Alternativa 27 për qind

Sipas rezultateve të Exit Poll, në zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë prin Koalicioni PDK-AAK-Nisma me 40 për qind, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 30 për qind dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa 27 për qind.

Shkëlzen Maliqi ka thënë se Exit Polli është një matje e momentit dhe gjatë procesit kur dalin votuesit nga vendvotimi i presin aty dhe i pyesin se për kënd keni votuar.

Ai tha Exit Poll është projeksion dhe se në këtë projekt kanë anketuar 2500 respondentë.

Maliqi ka theksuar se me këtë metodologji në zgjedhjet e kaluar kanë pasur rezultatin më të mirë se sa KQZ-ja.