Sport

Fabrizio Romano konfirmon largimin e Odegaard nga Real Madrid

Martin Odegaard ka qenë fytyra kryesore e gazetave spanjolle dhe atyre angleze ditët e fundit.

Kjo për arsye se lojtari ka kërkuar largimin nga klubi i Real Madrid, për arsye se nuk po gjen hapësirë sa duhet.

Në anën tjetër, Arsenali ka shprehur menjëherë dëshirën për të nënshkruar me lojtarin, transmeton lajmi.net.

Fabrizio Romano ka dhënë ‘dritën jeshile’ apo konfirmimin se ky transferim do të ndodhë.

“Marrëveshja pritet të përfundojë në orët e ardhshme. Arsenal dhe Real Madrid janë në kontakt për të arritur marrëveshjen – Reali dëshiron vetëm të huazojë lojtarin deri në qershor”, njofton Romano.

Ai gjithashtu tregon se Mikel Arteta ka zhvilluar një bisedë private me lojtarin./Lajmi.net/