ShowBiz

‘FAJE’ është gjithandej, kudo që dëgjon muzikë (Video)

Bashkëpunimet që u publikuan deri tani të realizuara në RedBox, sigurisht se sollën edhe suksesin e garantuar në muzikë.

I fundit nga po e njëjta kompani është edhe ai në mes Skerdit dhe Gjikos. ‘Faje’është kënga të cilën mund të dëgjosh kudo që gjendesh gjatë këtyre ditëve.

E realizuar në mënyrë të përkryer në secilin detaj, ‘FAJE’ mban në vete vulën e produksionit ‘RedBox’ si edhe gjitha këngët e tjera të dyshes.

Skerdi për dallim nga dy bashkëpunimet që pati më herët me Gjikon, Ledrin dhe Lumi B këtë herë ka vendosur të sjellë diçka më të ndjeshme pra t’i këndojë dashurisë. Teksti i formuluar nga dyshja në fjalë, e bëri këngën edhe më të veçantë me një realizim vizual të perfeksionuar.

Kënga tashmë ka një javë që është lansuar dhe po vazhdon rritjen e klikimeve ashtu siç po vazhdon rritjen e dëgjueshmërisë. E kjo sigurisht nuk është kënga e fundit nga Skerdi dhe Gjiko, sezoni veror i sjell ata edhe më me shumë këngë dhe realizime të ngjashme muzikale./Indeksonline/

the authorE B